Botërori 2026/ Nga 0-2 në 3-2 pas 132 minutave lojë, Belgjika përmbys Senegalin
Belgjika është kombëtarja e radhës që merr një biletë për në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026. Skuadra e Rudi Garcias fitoi 3-2 me përmbysje kundër Senegalit në ndeshjen që nisi të mërkurën në mbrëmje me orën shqiptare dhe përfundoi të enjten në mëngjes. Dramë, gola, emocione dhe 132 minuta lojë ‘të çmendura’. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Senegalin pasi afrikanët kaluan në epërsi me golin e Habib Diarra pas 25 minutave lojë. Fillimi i fraksionit të dytë pa edhe golin e dytë të Senegalit me Ismaila Sarr. Kur u duk se fitorja do t’i buzëqeshte afrikanëve, Belgjika u përgjigj dy herë në fundin e kohës së rregullt. Fillimisht ishte Romelu Lukaku (i futur nga stoli) që shkurtoi shifrat në minutën...
Burimi:
ntv.al