Botërori 2026/ Meksika turpëron 3-0 Çekinë dhe e nxjerr jashtë turneut

Botërori 2026/ Meksika turpëron 3-0 Çekinë dhe e nxjerr jashtë turneut

Grupi A i Kupës së Botës 2026 ka mbyllur ndeshjet e grupeve mëngjesin e sotëm me orën shqiptare, teksa Meksika e cila e kishte siguruar kalimin në fazën e 1/16-ave, ia ka dalë të mposhtë 3-0 Çekinë duke i eliminuar evropianët. Nga ana tjetër, Afrika e Jugut fitoi 1-0 kundër Koresë së Jugut dhe merr biletën direkte për në fazën e radhës duke shkruar historinë, pasi asnjëherë më parë nuk kishte dalë nga grupet. Aziatikët duhet të presin fundin e të gjitha ndeshjeve në grupet e tjera për të mësuar nëse do të jenë mes tetë ekipeve si vendet e treta më të mira. Në ‘Azteca’ të Mexico Cityt, vendasit e Meksikës fituan 3-0 kundër Çekisë me golat e Chavez Garcia, Quinones dhe Fidalgo në...