Botërori 2026/ Meksika hyn në histori, shënohet goli i parë

Botërori 2026/ Meksika hyn në histori, shënohet goli i parë

Sulmuesi i Meksikës, Julián Quiñones ka hyrë në histori duke realizuar golin e parë të Botërorit 2026 në ndeshjen hapëse ndaj Afrikës së Jugut. Goli i tij ndezi festën në stadiumin legjendar Estadio Azteca, ku mijëra tifozë meksikanë po mbështesnin ekipin vendas në startin e turneut. 29-vjeçari, i cili vjen në Botëror pas një sezoni fantastik me klubin saudit Al-Qadsiah FC, konfirmoi formën e tij të shkëlqyer duke gjetur rrugën e rrjetës dhe duke realizuar një gol që hyn në histori.