Botërori 2026/ Mbrëmja e Gjermanisë, në mëngjes luajnë Holanda, Suedia e …Paraguai

Botërori 2026/ Mbrëmja e Gjermanisë, në mëngjes luajnë Holanda, Suedia e …Paraguai

Kuraçao- Bregu i Fildishtë në Filadelfia dhe Ekaudor- Gjermani në MetLife Stadium (Nju Xhersi) janë dy duelet e orës 22:00 të Grupit E të Botërorit 2026, faza e grupeve. Te ky grup Gjermania e ka siguruar kalimin pas dy raundëve të para (6 pikë) ndërsa për vendin e dytë luftojnë Bregu i Fildishtë (3 pikë) dhe Kuaraçao e Ekuadori aktualisht me nga 1 pikë. Ndërkohë në mesnatën e datës 26 qershor, ora 01:00, dy përballjet e Grupit F; Japoni- Suedi dhe Tunizi- Holandë. Kryesojnë Holanda dhe Japonia me nga 4 pikë, ndjek Suedia me 3 ndërsa Tunizia ka zero pikë. Pak orë më vonë (04:00) radha e Grupit D. Në fushë; Paraguai- Australi dhe Turqi- SHBA. Grupi kryesohet nga SHBA (e kualifikuar) me 6 pikë....