Botërori 2026/ Brazili fiton 3-0 kundër Skocisë me Neymarin në fushë
Mëngjesin e kësaj të enjteje me orën shqiptare janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në Grupin C të Kupës së Botës 2026. Një biletë për në fazën e 1/16-ave e kanë siguruar Brazili dhe Maroku, ndërsa Skocia shpreson të kalojë më tej si një nga tetë vendet e treta më të mira. Haiti është eliminuar zyrtarisht. Në Miami, Brazili dominoi dhe fitoi 0-3 kundër Skocisë. Një gabim në prapavijën e evropianëve pas shtatë minutash lojë bëri që Vinicius Junior të mos gabonte me portën thuajse të boshatisur. Vinicius shënoi edhe në minutën e 22-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, konkretisht në shtesën e tretë, Vinicius shënoi për dopietën personale. Edhe në fraksionin e dytë të...
Burimi:
ntv.al