Befasi e madhe në Botëror, pritej goleadë e Spanjës në ndeshjen debutuese! Kepi i Gjelbër i merr pikë
Llogjika sportive ra poshtë në sfidën Spanjë-Kepi i Gjelbër. Vendi i 67-të në renditjen e FIFA-s bëri befasinë e madhe në ndeshjen e parë të grupit G të Botërorit. Teksa të gjithë prisnin goleadën nga kampionët e evropës, sfida në Atlanta u mbyll me rezultatin 0-0.Në Mercedes Benz Arena ndeshja nisi ashtu siç pritej, me Spanjën në sulm. Megjithatë loja e iberikëve la shumë për të dëshiruar në fazën e sulmit, ndërsa në disa raste portieri i afrikanëve bëri mjaft mirë. Për t’i ndryshuar historinë kësaj përballje trajneri i Spanjës De La Fuente hodhi në fushë si zëvendësues edhe Lamine Yamal, i cili vinte pas një dëmtimi dhe nuk duhej rrezikuar.Edhe pse rreziku u shtua, Spanja pretendente për fitimin e Botërorit, nuk arriti të gjente...
Burimi:
ntv.al