Bastoni hetohet nga prokuroria për prostitucion me të mitur, avokati: “Nuk dimë asgjë për hetimet”
Mbrojtësi i Interit dhe i Italisë, Alessandro Bastoni, është nën hetim nga Prokuroria e Milanos për dyshimin e prostitucionit me të mitur. Futbollisti ka marrë njoftimin zyrtar për hetimin dhe pritet të merret në pyetje më 3 korrik. Dyshohet se ai ka pasur një marrëdhënie seksuale me pagesë me një vajzë që në kohën e ngjarjes ishte 17 vjeçe. Emri i Bastonit lidhet me hetimin ndaj një agjencie eskortash në “Cinisello Balsamo”, e dyshuar se organizonte mbrëmje luksoze për klientë VIP dhe një rrjet të shfrytëzimit e favorizimit të prostitucionit. Sipas hetimeve, Bastoni është futbollisti i parë i hetuar zyrtarisht në këtë çështje. Megjithatë, rrethanat mbeten të paqarta, pasi vajza, e dëgjuar si dëshmitare, ka deklaruar se mes tyre nuk ka pasur asnjë marrëdhënie. Në...
Burimi:
telesport.al