Barcola: Para se të hyja në fushë parashikuam me trajnerin si të shënoja dhe plani funksionoi
18 Qershor 2026 13:53 Telesport Sulmuesit Bradley Barcola iu deshën vetëm dy minuta për të shënuar ndaj Senegal, në debutimin e Francës në Kupën e Botës 2026. Ai realizoi golin e dytë për kombëtaren e “gjelave”, që dha qetësinë e përkohshme (Franca fitoi 3-1). Barcola zbuloi se goli i tij nuk ishte aspak i rastësishëm. Gjatë nxehmjes ai kishte vënë re tashmë boshllëqet e lëna nga mbrojtja senegaleze dhe ndihej i sigurt se mund t’i shfrytëzonte ato sapo t’i jepej mundësia për të hyrë në lojë. “Trajneri foli shumë për rëndësinë e zëvendësuesve. E dija që mund të përfitoja nga hapësirat kur hyra në fushë sepse mund t’i shihja gjatë nxehmjes“, tha lojtari francez. Anësori 23-vjeçar shpjegoi gjithashtu se vetë përfundimi ishte diskutuar paraprakisht. “Në...
Burimi:
telesport.al