Barcelona prezanton goditjen e re, Adeyemi flet për Messin dhe Yamal
Karim Adeyemi ka lënë një përshtypje shumë pozitive në orët e para si futbollist i ri i Barcelonës. Sulmuesi 24-vjeçar është pritur ngrohtësisht në klub, ndërsa në prezantimin e tij të parë para mediave u shfaq i qetë, i sigurt dhe plot entuziazëm për aventurën e re në “Camp Nou”. Duke folur në anglisht, Adeyemi pranoi se synon të mësojë sa më shpejt gjuhën spanjolle. “Do të më duhet të mësoj spanjishten, por nuk besoj se do ta kem të vështirë, sepse gjuhët më shkojnë mirë,” u shpreh ai. I pyetur për idhujt e tij te Barcelona, sulmuesi gjerman nuk hezitoi të veçonte Lionel Messin. “Lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë është Messi. Për mua ka qenë gjithmonë Messi. Gjithashtu ishte kënaqësi të...
Burimi:
ntv.al