Barcelona, çfarë do të bësh me Ferran Torres? Vigjëlon PSG-ja, duhet vendosur shpejt
Ferran Torres është një nga emrat më të kërkuar në merkato. Barcelona pret të mësojë dëshirat e sulmuesit spanjoll, ende me pushime, përpara se të vendosë hapat e ardhshëm. Klubi mund t’i propozojë rinovimin e kontratës që skadon në qershor 2027, por nëse lojtari dëshiron largimin, Barça nuk do ta pengojë, me kusht që të vijë një ofertë e përshtatshme. Ferran konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit të Hansi Flick, i cili e sheh edhe si një alternativë për rolin e qendërsulmuesit, pas largimit të Robert Lewandowskit, sidomos pas vështirësive për të transferuar Julian Alvarez. Sezoni i shkëlqyer 2025/26, me 21 gola dhe 3 asistime në 49 ndeshje, si dhe paraqitjet në Botëror, ku shënoi golin vendimtar në finale, kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të...
Burimi:
telesport.al