Barcelona–Atletico, “sherr” në rrjet për Alvarez. “Colchoneros” ofrojnë 4 bileta koncerti për Yamal…

Barcelona–Atletico, “sherr” në rrjet për Alvarez. “Colchoneros” ofrojnë 4 bileta koncerti për Yamal…

30 Maj 2026 10:40 Alfred Lleshi Barcelona nuk është pranë transferimit të Julian Alvarez, pavarësisht zërave, pasi Atletico Madridi reagoi me ironi në rrjetet sociale ndaj katalanasve. “HERE WE GO! I kemi dërguar një faks Barcelonës me ofertën për transferimin e Yamal; 4 bileta për koncertin e Bad Bunny nesër, një abonim vjetor në ABC dhe një qese me fara luledielli. Presim përgjigjen për të përgatitur njoftimin”. Më pas për Pedrin: “HERE WE GO! Për ofertën e dytë kemi problem; kanë mbaruar biletat për koncertin e nesërm, ndaj e përmirësojmë me 6 bileta për koncertin e së dielës”. “Për ta kompletuar treshen, lojtari vjen huazim për një sezon dhe në këmbim japim Tom Ford dhe Smith pa opsion blerjeje. Ofertë e parezistueshme”. Klubi madrilen shton...