“Bajerni është më i forti me të cilin jemi përballur ndonjëherë”, Luis Enrike: Le të tregojmë se çfarë meritojmë
Luis Enrike ka folur për mediat në prag të ndeshjes së kthimit kundër Bajernit të Mynihut. Trajneri i PSG-së kujton faktin se në “Alianc Arena” ekipi i tij fitoi për të parën herë trofeun e Ligës së Kampionëve, sukses të cilin synon ta përsërisë edhe këtë sezon. Luis Enrike vlerëson Bajernin si ekipin më të vështirë me të cilin është përballur dhe kërkon mbështetjen e çdo tifozi të mundshëm për t’u kualifikuar në finale. “Pikë së pari, ne gjithmonë kemi kujtime të mrekullueshme kur vijmë këtu. Kurrë nuk do ta harrojmë fitimin e Ligës së Kampionëve për të parën herë në këtë stadium. Është një stadium i nivelit të lartë dhe kualifikimi është një sfidë e vërtetë për ne. Çdo lojtar dhe tifoz i vetëm...
Burimi:
sportekspres.com