Avionë privatë dhe bileta deri në 2 milionë dollarë; është finale për super të pasurit. Spanja proteston: Skandaloze!

Avionë privatë dhe bileta deri në 2 milionë dollarë; është finale për super të pasurit. Spanja proteston: Skandaloze!

Më 19 korrik, stadiumi “MetLife” në New Jersey do të presë finalen e Botërorit 2026, ku Spanja dhe Argjentina do të luftojnë për titullin kampion bote. Por, përveç formës së Yamal dhe rrezikut të pezullimeve për Messin e disa shokë të tij, vëmendjen e ka marrë edhe kostoja marramendëse e eventit: helikopterë, avionë privatë, bileta deri në 2 milionë dollarë dhe çmime dinamike që e kanë kthyer finalen në një luks për një elitë të vogël financiare. Për herë të parë në histori është përdorur sistemi i çmimeve dinamike, ku vlera e biletave ndryshon sipas kërkesës. Biletat më të lira prej 700 eurosh rishiten deri në mbi 32 mijë euro, ndërsa vendet më të mira arrijnë deri në 2 milionë dollarë. Platforma zyrtare e FIFA-s...