Atletiko eleminon Barcelonën, PSG kalon dy herë Liverpulin

Atletiko eleminon Barcelonën, PSG kalon dy herë Liverpulin

U zhvilluan këtë mbrëmje dy ndeshjet e kthimit të Ligës së Kampionëve, turi çerekfinal. Në ‘Metropolitano’, Atletiko Madrid e nisur nga avantazhi takimit të parë teksa kishte fituar 0-2, e pa vetën shpejt poshtë dy golave shënuar nga Barça. Por shpejt skuadra madrilene shkurtoi diferencën e mbyllur pjesën e parë 1-2. Me rezultatin e përgjithshëm 3-2 formacini i Simeones ruajti të paprekur rrjetën në këtë pjesë duke marrë në fund biletën e gjysmëfinales. Në ndeshjen tjetër luajtur paralel, Liverpul nuk arriti të lërë gjurmë ndaj PSG i cili kishte në kthim dy golat e shënuar në Paris. Madje edhe në ‘Anfield’ skuadra e Luis Enrikes realizoi dhe 2 gola të tjerë duke çimentuar kualifikimin për në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 0-4. Post navigation