Ashpërsohet konflikti verbal Keane-Bruno Fernandes: “Një gomar që mendon se është luan…”
Pas tensioneve mes Bruno Fernandes dhe Roy Keane, klima mbetet shumë e ndezur ndërmjet kapitenit aktual dhe ish-legjendës së Manchester United. Pasi mesfushori portugez e quajti Keane “gënjeshtar”, ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” reagoi shkurt, por me tone shumë therëse në rrjetet sociale. Në Instagram, Roy Keane publikoi një “story” me mesazhin: “Vëmendja e tepërt bën që një gomar të besojë se është luan”. Sigurisht, kjo fjali u interpretua menjëherë si përgjigje direkte ndaj deklaratave të Fernandes, ndaj pritet ta ndezë edhe më shumë përplasjen mediatike mes tyre. 31-vjeçari portugez vështirë se do ta presë mirë këtë thumbim të ish-mesfushorit irlandez. Si nisi përplasja publike – Së fundi, Roy Keane citoi në mënyrë të shtrembëruar një deklaratë të Bruno Fernandes, sipas vetë portugezit, duke e akuzuar...
Burimi:
telesport.al