Argjentinë-Angli 1986-2026; historia e një rivaliteti të përjetshëm dhe miti i Maradonës e Messit

Argjentinë-Angli 1986-2026; historia e një rivaliteti të përjetshëm dhe miti i Maradonës e Messit

Kishte qenë një luftë e vërtetë, jo shaka. Pushtimi i ishujve Malvine nga Argjentina dhe më pas rimarrja e tyre nga Anglia (është i njëjti arkipelag, por me dy emra të ndryshëm) iu kushtoi jetën pothuajse një mijë njerëzve në vitin 1982: 649 nga pala argjentinase, 258 nga ajo britanike, pa llogaritur humbjet materiale; anije, avionë dhe nëndetëse. Gjenerali Leopoldo Galtieri i kishte dërguar ushtarët e tij drejt një beteje të pabarabartë me idenë për të zgjuar shpirtin patriotik të argjentinasve, por mori rezultatin e kundërt; rrëzimin e tij nga pushteti dhe forcimin e mbështetjes së popullit britanik për kryeministren Margaret Thatcher, “Zonjën e Hekurt”. Lufta e Falklandeve u zhvillua nga prilli deri në qershor të vitit 1982. Ajo plagë, në Argjentinë, nuk është shëruar...