Anulimi më i pazakontë i një miqësore, Preston i thotë Barcelonës se nuk ka lojtarë për t’u ndeshur
Një situatë e pazakontë ka bërë që ndeshja miqësore mes gjigandëve të Spanjës dhe Preston të anulohet vetëm pak para zhvillimit të saj. Arsyeja nuk kishte të bënte me motin, problemet organizative apo dëmtimet masive, por me mungesën e futbollistëve të ekipit anglez. Sipas njoftimit zyrtar, Preston nuk kishte në dispozicion një numër të mjaftueshëm lojtarësh nga skuadra e parë për të zhvilluar ndeshjen. Dëmtimet, problemet fizike dhe mungesat e shumta e vendosën klubin në një situatë të vështirë, duke e bërë të pamundur organizimin e takimit në kushte normale kundër Barcelonës. Vendimi u mor në marrëveshje mes dy klubeve, me Preston që propozoi që ta luante ndeshjen me U-21 e saj. Megjithatë ishte vetë Barcelona që e refuzoi një mundësi të tillë duke zgjedhur...
Burimi:
sportekspres.com