Antonelli: Unë te Ferrari? Nuk i dihet kurrë, por ia kam një borxh Mercedes
Vetëm 19 vjeç dhe pas vetëm 29 garash zyrtare në Formula 1, piloti italian Kimi Antonelli është lideri i kampionatit. Ai ka arritur një seri fantastike prej katër fitoresh radhazi këtë sezon. Vëmendja në F1 është kthyer te piloti i ri italian, i cili ka treguar shpejtësi, aftësi taktike, madje edhe një dozë agresiviteti në këtë fillim sezoni. Shkurt, Antonelli po përfiton sa më shumë nga një Mercedes që padyshim është makina për t’u mposhtur. Gjithsesi, në vitin 2017, Kimi Antonelli ishte në prag të bashkimit me Ferrari, por drejtori i atëhershëm i ekipit Maurizio Arrivabene e refuzoi pilotin italian, i cili ishte 10 ose 11 vjeç. Më pas ai kaloi te Mercedes. Në konferencën për shtyp, Antonelli u pyet për një të ardhme të...
Burimi:
telesport.al