Antonelli: Nuk duam betejë brenda skuadrës, takimi i së shtunës me Wolff shërbeu për të sqaruar gjërat
Kimi Antonelli triumfoi të dielën edhe në garën e Kanadasë në Formula 1, një sukses që erdhi edhe falë tërheqjes së rivalit dhe shokut të tij të skuadrës George Russell. Dy pilotët ishin protagonist të një dueli të fortë të shtunën në garën sprint, por edhe të dielën në garën e zhvilluar në Montreal. Italiani komentoi mbi duelin me Russell dhe marrëveshjen e arritur në takimin pas garës sprint: “Duhet të them se triumfi në Montreal erdhi pas një beteje të shkëlqyer me Goerge, por kishte ende momente që ishin në limite. Patjetër që i sqaruam gjërat të shtunën dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme”. “Jemi të lirë të garojmë, por padyshim ka respekt, sepse nuk do të përplasesh kurrë me shokun tënd të...
Burimi:
telesport.al