Antoneli fenomenal, Pole Position në Monako

Antoneli fenomenal, Pole Position në Monako

Super Kimi Antoneli në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Monakos. Italiani 19 vjeçar arriti pole position e parë në këtë pistë dhe të katërtin e tij. Sot piloti i Mercedes përfundoi xhiron finale në 1:12.051. Ai mposhti Verstapen (Red Bull) me 0.043 sekonda. Vetëm vendi i tretë dhe i katërt për dy makinat e Ferrarit. Luis Hamilton la pas shokun e skuadrës njëherazi dhe pilotin e shtëpisë Sharles Leklerk i cili në minutat e fundit gaboi në pistë duke humbur munëdësinë për më lart. Gara zyrtare e Monakos, e 6-ta sezonale në F1, zhvillohet nesër në orën 15:00. Kryeson Botërorin 2026 Kimi Antoneli me 131 pikë. Ndjek Rasëll me 88 pikë./Sportiim.al/ Post navigation