Anglezët “pushtojnë” Budapestin, rritet adrenalina e finales së sotme, frikë nga  përplasjet mes tifozërive

Anglezët “pushtojnë” Budapestin, rritet adrenalina e finales së sotme, frikë nga përplasjet mes tifozërive

UEFA Champions League është ngjarja më e rëndësishme sportive e vitit në futbollin e klubeve në nivel global. Kemi të bëjmë me një kompeticion me shifra shikueshmërie rekord dhe me një ndjeshmëri të lartë në mbarë globin, ndonëse trofeu është kontinental. Kësisoj, dueli i sotëm në Budapest, që transmetohet në më shumë se 200 vende të botës, është gati për një vëmendje të jashtëzakonshme. Topi do të nisë të rrotullohet në “Puskas Arena” në orën 18:00 dhe bashkë me të, shqiptarët do të kenë mundësi ta shijojnë komentin e kësaj sfide të madhe në ekranin e Vizion Plus. Do të jetë në çdo rast një pasdite e ngjeshur në Vizion Plus, sepse analiza e prag-sfidës do të përcillet nga Vilma Masha dhe të ftuarit e...