Ancelotti humbet lojtarin pa nisur botërori, detyrohet ta zëvendësojë me blerjen e re të United
8 Qershor 2026 11:48 Telesport Miqësorja fituar 2-1 ndaj Egjiptit ka lënë pasoja te skuadra kombëtare e Brazilit, pasi ka mbërritur dëmtimi iu parë për skuadrën e trajnerit Carlo Ancelotti. Bëhet fjalë për Wesley, lojtarin e Romës, i cili u largua nga fusha duke qarë në minutën e 16-të të pjesës së parë. Mësohet se lojtari ka pësuar një tendosje muskulore në ijën e djathtë. Testet që lojtari iu nënshtrua, për fat të keq kanë dhënë rezultatin e parashikueshëm, me një rikuperim të pamundur dhe përjashtimin e tij të dukshëm nga Kupa e Botës. Trajneri Carlo Ancelotti ka thirrur Ederson për ta zëvendësuar atë. Mesfushori është transferuar së fundi nga Atalanta te Manchester United.
Burimi:
telesport.al