Analiza e shifrave- Sulmi 710 milionë eurosh i Francës u zhvlerësua nga Spanja për 90 minuta

Analiza e shifrave- Sulmi 710 milionë eurosh i Francës u zhvlerësua nga Spanja për 90 minuta

Adriatik BALLA Sipas faqes së specializuar “Transfermakr”, gjashtë lojtarët e fazës ofensive të Francës, të cilët u paraqitën ndaj Spanjës, kishin një vlerë prej 710 milionë euro. “Katër prej tyre janë në mesin e 15 lojtarëve me vlerën më të madhe. Në krye të listës është Kylian Mbape (150 milionë euro). Por përfshihen edhe Olise (150 milionë euro), Doue (120 milionë euro) dhe Dembele (100 milionë euro). Pas tij janë Çerki (90 milionë euro) dhe Barcola (70 milionë euro)”, shkruan “AS” të mërkurën, një ditë pasi Franca u eliminua në gjysmëfinale. Spanja u kualifikua në finale pas fitores 2:0 ndaj Francës. Ndërkohë, Didier Deshamps është e sigurt se do të largohet si trajner i Francës. një tjetër ikonë do t’ia zërë vendin shumë shpejt. madje...