Polonia kërkon 250 milionë euro gjobë ndaj Meta-s: Dështoi në luftën kundër mashtrimeve –
Ministri polak i Çështjeve Dixhitale, Krzysztof Gawkowski, i ka kërkuar Komisionit Evropian vendosjen e një gjobe prej 250 milionë eurosh ndaj Meta-s, duke e akuzuar kompaninë për reagim joefektiv ndaj mashtrimeve, reklamave të rreme dhe përmbajtjeve të tjera të dëmshme në platformat e saj. Gawkowski deklaroi në rrjetin social X se Komisioni Evropian kishte marrë një kërkesë zyrtare për ndëshkimin e kompanisë. Sipas tij, autoritetet polake dhe ekipet e sigurisë kibernetike e kanë ngritur vazhdimisht këtë shqetësim, por Meta nuk ka dhënë një përgjigje të përshtatshme. Si shembull, ministri përmendi një test të kryer nga CERT Polska, gjatë të cilit 122 reklama të identifikuara si mashtruese iu raportuan kompanisë. Sipas të dhënave të bëra publike nga Gawkowski, Meta nuk hoqi 106 prej reklamave, ose 88.6%...
Burimi:
javanews.al