Katër skenarë për trupat në Europë, Pentagoni vendos të tavolinë të ardhmen e pranisë ushtarake
Pentagoni po përgatit të paktën 4 skenarë për të ardhmen e pranisë ushtarake amerikane në Europë. Sipas një dokumenti të siguruar nga Reuters, këto opsione do t’i paraqiten Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth deri më 6 nëntor në kuadër të rishikimit të pranisë së forcave amerikane në kontinent. Rishikimi, i shpallur në qershor dhe që pritet të përfundojë në dhjetor, ka ngritur shqetësime mes aleatëve europianë të NATO-s, të cilët u druhen një reduktimi të shkallës së gjerë të rreth 80 mijë trupave amerikane të dislokuara në Europë, si ndëshkim për qëndrimin e aleatëve në luftën me iranin. Dokumenti nuk sqaron se cilët janë konkretisht katër skenarët, por një zyrtar i lartë i Pentagonit ka deklaruar se administrata po shqyrton një gamë të gjerë opsionesh,...
Burimi:
javanews.al