Allegri, largim tronditës nga Milani? “CorSera”: Përplasje shumë e fortë me Ibrën, fluturojnë fjalë të rënda

Allegri, largim tronditës nga Milani? “CorSera”: Përplasje shumë e fortë me Ibrën, fluturojnë fjalë të rënda

14 Maj 2026 10:59 Alfred Lleshi Në një klimë shumë negative te Milani, mes protestave të tifozëve dhe ecurisë së dobët (1 fitore në 6 ndeshjet e fundit), çështja e së ardhmes së Allegrit po bëhet gjithnjë e më e nxehtë. Sipas “Corriere della Sera”, trajneri kuqezi është i vendosur të largohet në fund të sezonit, pavarësisht renditjes. Një nga arsyet kryesore është prishja e marrëdhënieve me Zlatan Ibrahimović, e përshkallëzuar pas humbjes në Napoli, në fillim të prillit, kur ndodhi një përplasje e ashpër për zgjedhjen e portierit të tretë. Që atëherë Ibrahimović është parë shumë rrallë në Milanello. Tensionet lidhen edhe me raportin e tij me Antonio Cassano dhe ndërhyrjet e këshilltarit të “RedBird Capital Partners”, i cili dyshohet se ka kontaktuar Fofana...