Alaves pret kampionët me nderime, por “nderin” ia bën Barcelona në fushë! Sevilla dhe Espanyol qetësohen, rrezikon Muriqi! Getafe drejt Europës

Alaves pret kampionët me nderime, por “nderin” ia bën Barcelona në fushë! Sevilla dhe Espanyol qetësohen, rrezikon Muriqi! Getafe drejt Europës

Deportivo Alavés i bën pritje nderi dhe më pas mposht Barcelonën e dehur nga festimet dhe e kthen betejën për rënie nga kategoria në La Liga edhe më të çmendur se ishte, teksa Sevilla dhe Espanyol praktikisht të shpëtuara. Hansi Flick dhe katalanasit nuk e kapin dot tashme objektivin e 100 pikëve: “Ne donim të arrinim 100 pikë, por kjo nuk është më e mundur tani. Ky është futbolli…” Alaves e mposhti Barcelonën 1-0 në “Mendizorroza”, duke mbajtur portën të paprekur për herë të parë pas 21 ndeshjesh në La Liga. Kampionët e Barcelonës kishin siguruar titullin në ndeshjen e kaluar dhe u paraqitën me tetë ndryshime në formacion, ndërsa vendasit e nisën me intensitet për shkak të luftës për mbijetesë. Rastet nuk munguan, por...