Al-Khelaifi: Forca e grupit dhe akademia e PSG çelësi i suksesit, tani vëmendja në Champions

Al-Khelaifi: Forca e grupit dhe akademia e PSG çelësi i suksesit, tani vëmendja në Champions

Pas fitimit të titullit kampion në Ligue 1, presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, ka festuar me skuadrën, por pa humbur nga sytë qëllimin përfundimtar: Triumfin në Champions League për të dytin vit radhazi. Presidenti i ekipit parizien, vlerësoi punën në grup brenda klubit, duke theksuar se ky titull i pestë radhazi përfaqëson një arritje historike për PSG-në: “Jemi shumë krenarë për këtë kampionat të 14-të francez dhe titullin e pestë radhazi “, tha Al-Khelaifi. “I përgëzoj lojtarët, Luis Enrique, Luis Campos dhe të gjithë stafin për punën e tyre të jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit“, shtoi presidenti i PSG, që theksoi konceptin e punës në grup, një temë qendrore në projektin e trajnerit të Luis Enrique. “Ky sukses është rezultat i punës së shkëlqyer në grup...