Abissnet Superiore, femra: Vllaznia-Apolonia, finalja e madhe

Abissnet Superiore, femra: Vllaznia-Apolonia, finalja e madhe

23 Maj 2026 19:15 Telesport Është përcaktuar finalja e madhe e kampionatit kombëtar të futbollit për vajza për edicionin 2025/2026. Vllaznia dhe Apolonia do të përballen më 29 maj në sfidën që do të vendosë skuadrën kampione të Shqipërisë. Ditën e sotme u zhvilluan ndeshjet e dyta gjysmëfinale të fazës “Final 4”, ku Vllaznia konfirmoi formën e mirë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-1 ndaj Gramshit në stadiumin “Reshit Rusi”. Shkodranet siguruan në mënyrë bindëse kualifikimin për në finalen e madhe. Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër të luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu”, Apolonia dhe Teuta barazuan 0-0. Duke qenë se edhe ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1, sipas rregullores në fuqi, kualifikimi i takon skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm...