45′ e para të javës së fundit: Milan dhe Roma drejt arritjes së objektivit, Como nuk dorëzohet. Derbi nis me vonesë
24 Maj 2026 21:38 Telesport Luhen këtë mbrëmje ndeshjet e fundit për këtë sezon në Serie A. Derbi Torino-Juventus është shtyrë me një orë vonesë për shkak të përplasjes mes tifozerive para ndeshjes. Milan po barazon 1-1 me Cagliari-n pas 45 minutave të para. Kuqezinjtë gjetën golin që në minutën e 2-të me Alexis Saelemaekers. Miqtë barazuan shifrat me Gennaro Borrelli, pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit. Në “Bentegodi”, pjesa e parë mes Veronës dhe Romës është mbyllur 0-0. Me rezultatet aktuale, Milan dhe Roma shkojnë në Champions League. Como po fiton 0-1 në transfertën ndaj Cremonese, falë golit të Jesus Rodriguez. Lecce po udhëheq 1-0 ndaj Genoa dhe me këtë rezultat qëndron në elitë, por ka ende edhe 45...
Burimi:
telesport.al