45′ e para: Spektakël në “Metropolitano”. Barça shënon dy gola të shpejtë, kundërpërgjigjet Atletico. Mungon goli në Anfield (video)

45′ e para: Spektakël në “Metropolitano”. Barça shënon dy gola të shpejtë, kundërpërgjigjet Atletico. Mungon goli në Anfield (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në dy çerekfinalet e kthimit në Champions League. Në “Metropolitano”, pjesa e parë mes Atletico Madridit dhe Barcelonës është mbyllur 1-2 për katalanasit. Barcelona gjeti avantazhin që në minutën e 4-të, me anë të Lamine Yamal. Pas një topi të humbur nga Clement Lenglet dhe asistit të Ferran Torres, Lamine Yamal e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetën e portierit Juan Musso. Në minutën e 24-të, pas një aksioni të gjatë të katalanasve dhe asistit të Dani Olmo, ishte Ferran Torres që dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. Nuk kaloi shumë dhe erdhi reagimi i Atletico-s, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Marcos Llorente ishte Ademola Lookman,...