“24% posedim topi, oh Jezus Krisht”; Ruud Gullit kritikon ashpër Arsenalin pas finales së Champions-it

“24% posedim topi, oh Jezus Krisht”; Ruud Gullit kritikon ashpër Arsenalin pas finales së Champions-it

6 Qershor 2026 13:07 Alfred Lleshi Ruud Gullit ka kritikuar ashpër paraqitjen e Arsenalit në finalen e Champions League, duke thënë se skuadra londineze nuk e meritonte fitoren, ashtu sikurse e dëshmoi edhe verdikti i fushës: “Nuk e merituan të fitonin. Shiko, mund të përpiqesh ta vrasësh një ndeshje duke u mbrojtur, por të paktën mbaj një farë synimi për të sulmuar ndonjëherë”. Ai shtoi se Arsenali filloi të vononte lojën që në pjesën e parë: “Skuadra londineze filloi të humbiste kohë që në pjesën e parë, pse të mos provonte të shënonte golin e dytë?!” Gullit u shpreh shumë kritik edhe për kontrollin e topit: “24% posedim topi, oh Jezus Krisht! Kam parë vetëm Saka të lunate si mbrojtës i djathtë!” Deklaratat e tij...