20 minuta dramë, gol i Egjiptit dhe penallti e humbur nga Messi

20 minuta dramë, gol i Egjiptit dhe penallti e humbur nga Messi

Argjentina vuajti shumë në ndeshjen me Kepin e Gjelbër po tashmë e gjen veten përballë Egjiptit, në një tjetër ndeshje vendimtare dhe delikate, ku fusha duhet të tregojë se kush janë favoritët. Fituesi i këtij çifti do të duhet të sfidojë më pas në çerekfinale një mes Zvicrës dhe Kolumbisë. Sa i përket formacioneve, dy trajnerët janë bazuar te lojtarët e ndeshjeve të shkuara. Te Argjentina ndryshimi i madh është Julian Alvarez, që zëvendëson Lautaro Martinez, i cili ndaj Kepit të Gjelbër dhuroi një nga paraqitjet e tij më të dobëta. REZULTATI LIVE Argjentinë-Egjipt 0-1Ibrahim 15′ NGJARJET KRYESORE 20’ Tagliafico rrëzohet në zonë pas ndërhyrjes së një prej kundërshtarëve, arbitri nuk heziton të akordojë penallti. Messi e merr përsipër dhe ndalet nga portieri i “Faraonëve”....