150 ndeshje me Zvicrën dhe kualifikim në 1/8 finale, Xhaka: Ky vend, ku kam lindur dhe jam rritur, i ka dhënë shumë familjes sime
Ai rrumbullakosi 150 ndeshje me fanellën e kombëtares helvete, kapiten i së cilës është. Shqiptari Granit Xhaka nënvizoi dashurinë e tij për Zvicrën dhe vlerësimin e veçantë për Manzambi, direct pas fitores 2-0 ndaj Algjerisë dhe kualifikimit në 1/8 finale të Botërorit. Kalimi në 1/8 e finales së Botërorit dhe ndeshja juaj e 150-të për kombëtaren, një ditë perfekte për ju?Është një privilegj ta kem veshur këtë fanellë për herë të 150-të. Ky vend, ku kam lindur dhe jam rritur, i ka dhënë shumë familjes sime. Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja ime e fundit. Çfarë i thatë ekipit para ndeshjes?Dëshira ime ishte ta bënim këtë ditë edhe më të veçantë duke kaluar më tej. Dhe ekipi e bëri këtë. Zvicra ka fituar për...
Burimi:
telesport.al