100-vjetori i Napolit, Allegri bën shenjën e tripletës: “Shpresojmë të fitojmë një, dy ose tre trofe…”
3 Gusht 2026 8:05 Alfred Lleshi Në përfundim të festimeve madhështore për 100-vjetorin e Napolit, në “Piazza del Plebiscito” foli edhe trajneri i ri i të kaltërve, Massimiliano Allegri. I prezantuar nga ish-trajneri historik Edy Reja, Allegri tha: “Për mua është një nder të jem këtu. Pas 30 vitesh nga përvoja ime si futbollist jam rikthyer. 100-vjetori është pasuri e gjithë qytetit dhe e të gjitha brezave, me forcën që napolitanët kanë për t’u ringritur dhe për t’u rikthyer te fitoret”. Trajneri theksoi se përshtypjet e para kanë qenë shumë pozitive: “Dashuria dhe pasioni që kam ndier në këto ditë të para të grumbullimit kanë qenë të jashtëzakonshme. Ajo që mund të premtoj është profesionalizëm dhe seriozitet maksimal për arritjen e objektivave”. Kur tifozët nisën të...
Burimi:
telesport.al