“S’po na lejojnë të shikojmë në skaner votat për 4 sekonda”/ Numërimi i votave, vëzhguesit e Arlind Qorit të revoltuar

“S’po na lejojnë të shikojmë në skaner votat për 4 sekonda”/ Numërimi i votave, vëzhguesit e Arlind Qorit të revoltuar

Nuk mungojnë dhe tensionet e fundit për rezultatet që sa vijnë dhe ‘ngushtohen’ për partitë politike që kryesojnë dhe të tjerat pas tyre. Vëzhguesit e Lëvizjes Bashkë në Parkun Olimpik “Feti Borova” në Tiranë, ku po numërohen votat e diasporës, janë përplasur me disa prej numëruesve me ankesën se votat nuk po kalonin në skaner. “Nuk po na lejojnë të shikojmë në skaner votat për 4 sekonda”,- shprehen ata.
Burimi: Sot.com.al