Spitali i ri i Kirurgjisë Kardio-Vaskulare, Rama: Aparatura moderne, mbi një mijë ndërhyrje në vit

Spitali i ri i Kirurgjisë Kardio-Vaskulare, Rama: Aparatura moderne, mbi një mijë ndërhyrje në vit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga spitali i ri i Kirurgjisë Kardio-Vaskulare, që është drejt përfundimit. Rama shprehet se në këtë spital do të kryhen ndërhyrjet më të ndërlikuara të kardiokirurgjisë kongjenitale neonatale dhe pediatrike, si të planifikuara ashtu edhe urgjente, duke garantuar kujdes të specializuar dhe gjithëpërfshirës. “Transformimi rrënjësor i QSUT vazhdon. Spitali i ri i Kirurgjisë Kardio-Vaskulare. Me aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e gjakut dhe reanimacionin. Mbi 1,000 ndërhyrje në vit.  112 profesionistë të përkushtuar. Shërbim 24/7 për çdo urgjencë.  Në këtë spital do të kryhen ndërhyrjet më të ndërlikuara të kardiokirurgjisë...
Burimi: Top-Channel.tv