Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Spiropali: Sot nderojmë kujtimin e Dom Ndre Mjedës. Veprat që la janë një gur themeli në ndërtimin e identitetit kombëtar
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka kujtuar Dom Ndre Mjedën, i cili u nda nga jeta më 1 gusht 1937. Sipas Spiropalit, veprat që la pas Mjeda, janë një gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar. ”Si mësues, poet, përkthyes, klerik dhe atdhetar, me mendje të ndritur e zemër të naltësuar prej idealeve të shqipes, dijes e lirisë, Ndre Mjeda i shërbeu me dashuri kombit dhe kulturës shqiptare”,-shkruan Spiropali. Postimi i plotë Sot nderojmë kujtimin e Dom Ndre Mjedës, larguar nga kjo jetë më 1 gusht 1937, një prej figurave të ndritura të Rilindjes Kombëtare, që i dha kulturës dhe gjuhës...