Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Spiropali pret politikanin turk, çfarë u diskutua në takim
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay, dhe anëtarët e Komisionit që e shoqëronin. Në takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë, deputetët Antoneta Dhima, Petro Koçi dhe Kreshnik Çollaku. Spiropali dhe Oktay diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv parlamentar midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, mbështetjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, miqësisë dhe marrëdhënieve tradicionale mes njerëzve tanë, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh, partneritetin në NATO, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si edhe...