Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spiropali pret kandidatin për Drejtor të Përgjithshëm të UNESCO-s: Diskutuam mbi rëndësinë e ruajtjes të vlerave dhe trashëgimisë historike e kulturore
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit z. Khaled El-Enany, ish Ministër për Turizmin dhe Antikitetin i Egjiptit, kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të UNESCO-s. Znj. Spiropali dhe z. El-Enany diskutuan mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave të përbashkëta dhe trashëgimisë historike e kulturore, pjesë e thesareve tona kombëtare, si edhe bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe kulturës, si një rrugë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit mes Shqipërisë dhe Egjiptit.