Spiropali përshëndet lirimin nga burgosja politike të liderit të opozitës bjelloruse

Spiropali përshëndet lirimin nga burgosja politike të liderit të opozitës bjelloruse

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përmes një mesazhi, ka përshëndetur lirimin nga burgosja politike të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski. “Një lajm i shkëlqyer! Lideri i opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski, është tani i lirë pas vitesh burgimi të padrejtë. Urime për miken tonë të dashur Sviatlana Tsihanouskaya dhe familjen e saj! Shpresoj që ky moment të frymëzojë të gjithë ata që luftojnë për liri dhe të shënojë një hap shpresëdhënës drejt lirimit të të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi!”
Burimi: Kohajone.com