Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Spiropali nisi vizitën zyrtare në Bullgari me takimin me Kryeministrin Jeliazkov
Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, në datat 9-10 korrik po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit: Presidentin Radev, Kryeministrin Jeliazkov dhe Kryetaren e Parlamentit Kiselova. Në ditën e parë të vizitës znj. Spiropali u prit nga Kryeministri Rossen Jeliazkov. Kryetarja Spiropali nënvizoi se “Me Bullgarinë kemi marrëdhënie dypalëshe të shkëlqyera në të gjitha nivelet, të cilat mbështeten në miqësinë tradicionale dhe në lidhjet historike, kulturore e njerëzore midis dy popujve tanë. Bullgaria është një mbështetëse e vendosur e integrimit...