Spiropali në Vatikan, shënimi që la në Librin e Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

Spiropali në Vatikan, shënimi që la në Librin e Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vizitoi sot Nunciaturën Apostolike të Vatikanit në Tiranë dhe la një shënim në Librin e Ngushëllimeve, për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku. Spiropali u prit në këtë vizitë nga i Ngarkuari me Punë i Selisë së Shenjtë, Imzot Ionuţ Paul Strejac. Kryeparlamentarja vlerësoi Papa Françeskun si një Dishepull i Jezu Krishtit, i cili ia kushtoi jetën dhe dashurinë e Tij shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, drejtësisë shoqërore e paqes, mbrojtjes së më të brishtëve e më të margjinalizuarve si edhe nënvizoi kujdesin e veçantë të Atit të Shenjtë për popullin...
Burimi: Top-Channel.tv