Spiropali mikpret homologen bullgare: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin tonë evropian

Spiropali mikpret homologen bullgare: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin tonë evropian

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në një konferencë për mediat me kryeparlamentaren bullgare, Nataliya Kiselova, vlerësoi mbështetjen e Bullgarisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë. “Marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të forta, të qëndrueshme dhe pa çështje të pazgjidhura mes nesh. Kryetares i shpreha gatishmërinë për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh. Ne vlerësojmë mbështetjen e fortë të Bullgarisë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe kemi bindjen se kjo mbështetje do të vijojë edhe për përfundimin e planit tonë ambicioz të mbylljes së negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin brenda kësaj dekade. Mbështetja e Asamblesë Kombëtare do të jetë garanci më shumë...
Burimi: Kohajone.com