‘Spider-Man: Brand New Day’, mbi 2,3 miliardë dollarë fitime, tejkalon edhe ‘Titanikun’

‘Spider-Man: Brand New Day’, mbi 2,3 miliardë dollarë fitime, tejkalon edhe ‘Titanikun’

Peter Parker, i njohur si Spider-Man, tani zyrtarisht e ka rrëzuar nga froni filmin “Titanic” në listën e filmave me fitimet më të larta globale. “Spider-Man: Brand New Day” po vazhdon dominimin në mbarë botën si filmi komik me fitimet më të larta të viteve 2020. Sipas shifrave të fundit të arkëtimeve, “Brand New Day” ka grumbulluar 2,332 miliardë dollarë në nivel global që nga publikimi i tij më 31 korrik. Filmi ka tejkaluar kështu “Titanic” të James Cameron, i cili u publikua në vitin 1997 dhe ka fituar rreth 2,264 miliardë dollarë në mbarë botën, duke përfshirë edhe ripublikimet e mëvonshme. Gjithashtu, “Spider-Man: Brand New Day” ka tejkaluar filmin kinez të animuar “Ne Zha 2”, të vitit 2025, dhe tani renditet si filmi i...