Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Champions League ka nisur me spektakël dhe gola në mbrëmjen e parë të fazës së ligës. Vëmendjen kryesore e mori supersfida në “Santiago Bernabéu”, ku Real Madrid 2-1 Interin. Madrilenët kaluan në avantazh në minutën e 14-të me Kylian Mbappé, pas një gabimi të Curtis Jones, i cili i dha mundësinë francezit të përfitonte dhe të dërgonte topin në rrjetë. Vetëm nëntë minuta më vonë, Reali dyfishoi avantazhin me Federico Valverden. Edhe goli i dytë erdhi pas një gabimi të Interit, këtë herë nga portieri Martinez, i cili nuk arriti të reagojë në kohë. Interi nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehej në lojë në minutën e 77-të. Carlos Augusto shkurtoi diferencën, por zikaltrit nuk gjetën golin e barazimit në minutat e mbetura. Kështu, Reali...