SPECIALJA NË QENDER TE NATËS POLITIKE/ 88 DEPUTETE MIRATOJNE NDRYSHIMET
Kuvendi i Kosovës me 88 vota ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Pro ndryshimeve ligjore votuan deputetët nga LVV-ja, PDK-ja, Aleanca dhe ndërsa deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim. Projektligji u miratua me një amendament. Propozimi i PDK-së për ndryshimin e ligjit për Specialen përmban dispozita që synojnë t’ia kufizojnë mandatin lëndor, edhe kohor e edhe territorial kësaj gjykate me seli në Hagë. Ligji në fuqi i jep kompetencë gjykatës të vendosë mbi veprat penale të kryera mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000, por me ndryshimet e propozuara, synohet të kufizohet juridiksioni në vepra të kryera vetëm pas luftës nga 1 korriku 1999-31 dhjetor 2000. Projektligji përcakton edhe cilat vepra penale...
Burimi:
ntv.al