Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Speciale rrëzon mocionin e mbrojtjes së Thaçit dhe ish-eprorëve të UÇK-së
Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar në tërësi mocionin e paraqitur nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes së cilit kërkohej që të hiqeshin disa akuza që, sipas tyre, bien jashtë periudhës së luftës. Bëhet fjalë për akuzat për krime të pretenduara të kryera para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kishin dorëzuar një parashtrim të përbashkët duke pretenduar se këto periudha nuk përfshihen në kohën e konfliktit të armatosur dhe për këtë arsye, incidentet që lidhen me to nuk duhet të përfshihen në...