Spatula e kuzhinës çliron substancë të rrezikshme! Kompania ARTEG njofton tërheqjen e produktit nga tregu

Spatula e kuzhinës çliron substancë të rrezikshme! Kompania ARTEG njofton tërheqjen e produktit nga tregu

foto ilustruese TIRANË- Një tjetër produkt i tregtuar në Shqipëri po tërhiqet nga tregu pas një sinjalizimi nga jashtë vendit. Analizat laboratorike të kryera në Belgjikë kanë zbuluar tejkalim të kufirit të lejuar të migrimit të një substance kimike në një spatul kuzhine, duke rikthyer në vëmendje efektivitetin e kontrolleve të sigurisë së produkteve në tregun vendas. Sipas Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut, bëhet fjalë për produktin “Nylon Serving Spatula 33cm”, të tregtuar nga ARTEG GROUP. Përmes sistemit europian të alarmit RASFF, autoritetet belge kanë raportuar se substanca 4,4’-diaminodiphenylmethane (MDA) migron nga materiali i produktit në nivele mbi kufirin e lejuar. Megjithatë, rasti është klasifikuar si risk jo serioz për shëndetin e njeriut. Kjo do të thotë se konstatimi i tejkalimit të normave nuk duhet...