“Spastrim” në FBI? Dy zyrtarë të lartë shkarkohen mes tensioneve me administratën Trump

“Spastrim” në FBI? Dy zyrtarë të lartë shkarkohen mes tensioneve me administratën Trump

Dy zyrtarë të lartë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) janë shkarkuar, njëri prej të cilëve kishte refuzuar kërkesat e administratës Trump për të dorëzuar emrat e agjentëve që hetonin sulmin në Kapitol më 6 janar 2021, raportojnë burime për CNN. Brian Driscoll, i cili shërbente si drejtor i përkohshëm i FBI-së përpara se Kash Patel të konfirmohej në postin zyrtar, dhe Steve Jensen, drejtues i përkohshëm i Zyrës së Fushës në Uashington, janë të dy në proces shkarkimi. Sipas burimeve, pritet të shkarkohen edhe agjentë të tjerë që konsiderohen se kanë qenë kritikë ndaj Donald Trump në të kaluarën. FBI nuk ka dhënë komente zyrtare, ndërsa Driscoll në një letër drejtuar kolegëve tha: “Nuk më është dhënë asnjë arsye për shkarkimin. Nuk pendohem për...